Janë bërë plot 24 orë që nga publikimi i mesazheve në WhatsApp ku u pa fjalëpërfjalë se si pushteti i kap institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike.
Dejona Mihali dhe Artane Rizvanolli e vendosin njerin e tyre Kryeshef në Ibër Lepenc, Faruk Mujkën.
Gazetari Lirim Mehmetaj që i publikoi mesazhet, pyeti ku është Artane Rizvanolli.
“Qe e shihni dikah Artane Rizvanollin tregoni që po na duhet?”, tha ai.













