Një detaj i “fut frikën” Arsenal, nuk e ka fituar kurrë titullin kur e nis Vitin e Ri në vendin e parë

Këtë mesjavë, në Premier League do të luhet sfida e madhe mes Arsenal dhe Liverpool. Skuadra londineze ka 6 pikë epërsi ndaj rivalëve në renditje, por një statistikë i “fut frikën” topçinjve.

Ata kurrë nuk e kanë fituar kampionatin kur e kanë nisur Vitin e Ri në vendin  e parë. Trajneri Mikel Arteta nuk i trembet këtij fakti: “Le ta thyejmë këtë ters”.

“Te ky ekip mund të shihni dëshirën dhe energjinë për titullin, sa shumë ata e duan. Ende pesë muaj kanë mbetur, e shijojmë ditë pas dite dhe shijojmë procesin në të cilin ndodhemi”, shtoi më tej Arteta.

Jemi të parët dhe jemi vërtet të lumtur me pozicionin ku jemi. Gjithmonë mund të jetë më mirë, ka gjëra për të përmirësuar. E vetmja gjë që shikojmë është sfida me Liverpool, ndeshja e radhës”, tha Arteta.

The post Një detaj i “fut frikën” Arsenal, nuk e ka fituar kurrë titullin kur e nis Vitin e Ri në vendin e parë appeared first on Telesport.