Inter–Milan i datës 23 nëntor, ora 20:45, mund të luhet nën reshje dëbore. Sipas parashikimeve të motit për fundjavën, të dielën, pas orës 19:00 në Milano priten flokët e parë të dëborës, pas rënies së fortë të temperaturave që tashmë ndihen në qytet dhe në provincë.

Kjo situatë rikthen kujtimet e derbit të 24 shkurtit 2013, kur dëbora ra me bollëk gjatë javës dhe në mëngjesin e ndeshjes, por u ndal disa orë para fillimit të saj. Ajo sfidë përfundoi 1-1, me golat e Stephan El Shaarawy për Milanin dhe Ezequiel Schelotto për Interin.
Edhe pse në fushë pritet një ndeshje shumë e zjarrtë, në shkallë atmosfera mund të jetë më “e ftohtë” për shkak të kushteve të motit.
The post Një derbi në të bardhë, rrezik reshjesh dëbore gjatë Inter-Milan. Herën e fundit ndodhi më 2013 appeared first on Telesport.











