Me të marrë vendimin që të del nga Qeveria, partia e Arben Taravarit (Aleanca për Shqiptarët) gati se u përgjysmua!
Deputeti i ASH-së në kuadër të VLEN nga njësia 5 zgjedhore, Salim Sulejmani dha dorëheqje nga posti i deputetit, duke e lënë Taravarin me 4 deputetë, e jo me 5 sa kishte pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas informatave jozyrtare, ish deputetit Sulejmani, VLEN-i ia ka premtuar postin ambasadorit në shtetet e lindjes por vetë Sulejmani ka thënë se po jep dorëheqje për arsye morale sepse nuk dëshiron që të përfundojë në BDI. Në vend të ish deputetit që dha dorëheqje, Salim Sulejmanit, tani do të jetë Valbona Adili Emini nga radhët e Lëvizjes Besa.
Ndërkaq, tashmë haptazi, zv/kryeministri Arben Fetahi dhe ish ministri, Azir Aliu, veçmë janë larguar nga ASH-ja, duke konfirmuar qëndrimin e tyre në VLEN.
Përveç këryre dy figurave të rëndësishme të ASH-së, edhe shumë të tjerë nuk i kanë ndjekur hapat e Arben Taravarit, por kanë vendosur që të vazhdojnë koalicionin me VLEN.
Nuk dihet nëse të njëjtit do të krijojnë subjekt të ri politik apo do të shkrihen në ndonjërën nga partitë që e përbëjnë VLEN-in.
Sipas burimeve të Gazetës Express, largimi i personave kyç nga partia e Taravarit këtij të fundit po i bën problem edhe në “Pazarin” me kreun i integristëve Ali Ahmeti, për komunat ku Taravari pretendon t’i merr me ndihmën e BDI-së.
Burimet e Gazetës Express thonë se me ripërçarjen e ASH-së, Taravari ka humbur edhe në tryezën e bisedimeve me Ahmetin, duke e zbehur dukshëm ndihmën që mund t’i ofroj “partnerëve” të rinj, BDI-së, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti!
Ndërkaq nga Koalicioni VLEN thonë se pritet që edhe disa deputetë të Frontit Europain t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare, duke aluduar në deputetët e nacionalitetit turk por edhe të tjerë.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare për sa i përket transfereve të reja!