“Një Champions në 9 vite është zhgënjyese. Me shumë gjasa është sezoni i fundit i Guardiolës te City”

Humbja e rëndë e Manchester City ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League ka shkaktuar reagime shumë të forta në mediat angleze. Në Angli pritej jo vetëm një ndeshje më e ekuilibruar, por edhe rezultat pozitiv nga “blues”. Një nga komentet më të diskutueshme ishte ai i ish-mbrojtësit të Liverpool-it, Jamie Carragher, në CBS, i cili vuri në dyshim trashëgiminë e Pep Guardiolës te City:

“Me shumë gjasa ky është sezoni i fundit i Guardiolës te Manchester City, do të jetë e vështirë të përmbyset ky disavantazh (3-0). Sa vite ka që është aty? Nëntë apo dhjetë? Vetëm një Champions ka fituar, mendoj se drejtuesit do të jenë të zhgënjyer”.

Carragher kritikoi edhe rrugëtimin europian të ekipit: “City ka pësuar humbje shumë të rënda në Champions ndaj skuadrave kundër të cilave nuk duhej të humbte. Humbi ndaj Olympique Lyonn herën e parë, pastaj finalen ndaj Chelsea, që ishte një ekip i madh, por jo aq sa City”. Për Realin shtoi: “Ky nuk është një Real Madrid i madh, është një nga më të dobëtit që ka përballuar Guardiola”.

Edhe pse mbetet ndeshja e kthimit në “Etihad Stadium”, besimi për përmbysje është i vogël. Analisti Mike Grella u shpreh: “Me City e tre apo katër viteve më parë do të thoja se kualifikimi është i hapur. Me këtë City? Asnjë shans”.

The post “Një Champions në 9 vite është zhgënjyese. Me shumë gjasa është sezoni i fundit i Guardiolës te City” appeared first on Telesport.