Një burrë raporton në polici se iu kanë djegur pjesë veturash në vlerë 50 mijë euro

Një burrë ka raportuar se iu kanë djegur pjesë të veturave në vlerë prej 50 mijë euro.

Krejt kjo si pasojë e zjarrit në një pllac.

“ZJARRVËNIE- Rr. Gani Daci, Pejë / 26.07.2025 – 10:40. Raportohet se si pasojë e zjarrit në një pllac janë djegur pjesë të veturave me vlerë rreth 50000 euro, pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”