Në muajin mars 2025, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur mesatarisht 2.9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, produktet çmimet e të cilave më së shumti janë rritur:
- kafe, çaj dhe kakao – me 17.1%,
 - perime – me 8.7%,
 - mish – me 8.3%,
 - shërbime për mirëmbajtjen e makinave – me 7.6%,
 - qumësht, djathë dhe vezë – me 7.1%,
 - pemë – me 6.7%,
 - mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e shtëpisë – me 4.8%,
 - produkte për kujdes personal – me 4.3%.
 - mirëmbajtje të banesave – 3.2%,
 - duhan – 2.9%,
 - produkte të ëmbla si çokollata, reçeli, mjalti – 2.4%,
 
Nga 1 prilli 2025, Zyrja e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që përdorin mbi 600 kilovatë orë në muaj. çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët ka pësuar një rritje prej 16.1%.
Sipas tregtarëve kjo do të ndikoj edhe në rritjen e çmimit të bukës. Disa prej tyre për Insajderin kanë deklaruar se çmimi për këtë produkt pritet të shkojnë deri në 80 cent.



															






