Një Botëror shumë i kushtueshëm, biletat për finalen rishiten mbi 2 milionë dollarë

Një Botëror shumë i kushtueshëm, biletat për finalen rishiten mbi 2 milionë dollarë. Në “FIFA Marketplace” zyrtar, biletat rishiten nga përdoruesit. FIFA nuk i kontrollon çmimet. Poseduesit i vendosin vetë ato dhe FIFA mban 15% komision nga blerësi e shitësi.

Çmimi më i lartë është 2.299.998.85$ për ulëse të kategorisë 1, në tribunën e poshtme, pas portës pranë daljes; një tjetër është afër majës së stadiumit të finales. Çmimi më i ulët i rishitjes është pak nën 11.000$, ndërsa bileta për persona me karrige me rrota arrin gati 15.000$.

“Resale Marketplace” i FIFA-s ofron një mjedis të sigurt, transparent dhe të mbrojtur ku tifozët mund të shesin ose transferojnë biletat te tifozët e tjerë. Komisionet janë në përputhje me standardet e sportit dhe argëtimit në Amerikën e Veriut. Strategjia përfshin çmime të ndryshme dhe të paktën 1.000 bileta me 60$ secila për ndeshje nga ekipet pjesëmarrëse.

The post Një Botëror shumë i kushtueshëm, biletat për finalen rishiten mbi 2 milionë dollarë appeared first on Telesport.