Pas largimit të Enzo Maresca nga detyra si trajner i Chelsea, skuadra pritet të jetë pa një drejtues në ndeshjen që “blues” do të zhvillojnë pas 48 orësh ndaj Manchester City. Në konferencën për shtyp do të dalë Calum McFarlane, trajneri i ekipit U-21 të Chelsea.
Anglezi 40-vjeçar pritet të jetë në stolin e ekipit londinez, por ende situata është e paqartë. Sipas mediave britanike, Liam Rosenior, i cili aktualisht është në krye të Strasburg, është favoriti për të marrë drejtimin e ekipit të Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit.
Trajneri i ardhshëm i Chelsea nuk ka gjasa të jetë Oliver Glasner, Cesc Fabregas, Andoni Iraola ose Roberto De Zerbi. Të gjithë këta trajnerë kanë refuzuar këtë detyrë, ndaj Liam Rosenior është kandidati kryesor.
Emërimi i tij i mundshëm ka të ngjarë të varet nga gjetja e një zëvendësimi të përshtatshëm nga Strasbourg. Klubi i Ligue 1 do të luajë kundër Nice të shtunën, ndërsa sezoni francez rifillon pas një pushimi të shkurtër dimëror.
The post Një anglez në krye të Chelsea, trajneri 41-vjeçar që drejton në Francë drejt ekipit londinez appeared first on Telesport.










