Një person është gjetur i vdekur në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut. Sipas policisë personi i moshës 57 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.
Policia njofton se trupi pa shenja jete është gjetur i shtrirë në pushimoren e tij dhe në afërsi të tij është gjetur një revole.
Njoftimi i plotë:
Me datën 12.03.2025 rreth orës 13:00 Policia është njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.
Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën Z.P 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.