Një 22 vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në Banjë të Pejës.
Lajmi për 22 vjeçarin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai deklaroi se policia është njoftuar lidhur me rastin, ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.
“Policia është njoftu për një person pa shenja jete, ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftu edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur në Banjë të Pejës, viktima është 22-vjeçar”, tha Gashi.