I pari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar lidhur me presionin që po bëhet në drejtim të Qeverisë së Kosovës për të larguar taksën 100% të vendosur nga produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegoivnës.
Sherifi ka thënë se heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën.
Sipas të njëjtit, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova, përballë agreisonit të vazhdueshëm të Serbisë ka ndjekur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran.
Sherifi tha gjithashtu se qoftë pezullimi, qoftë heqja 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e koncesioneve të vazhdueshëm ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar.
Postimi i plotë:
Heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën!
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndejkur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran!
Prandaj, qoftë pezullimi, qoftë heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar!
Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njetë. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intenzitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën! Nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, apo nënshtrimit ndaj Serbisë duke hequr taksën pa u hequr arsyet që kanë çuar në vënien e saj, pa u menduar fare do të zgjidhja të parën!