Nisma paralajmëron padi për ata që shpifin për Limajn

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur që Nisma Socialdemokrate tanimë ka angazhuar një avokat i cili do ngrisë padi për çdo shpifje ndaj NISMA dhe drejtueseve të saj. Ndërsa anëtari i Kryesisë, Bekim Brestovci ka njoftuar se dy paditë e para tanimë kanë marrë formën e shkruar dhe ditëve në vijim do i dorëzohen gjykatës.

“Shihemi në gjykatë me çdo shpifës tash e tutje”, ka shkruar Brestovci.

Vet Limaj ka thënë se ka kaluar tri vetingje atë të UNMIK-ut, Hagës dhe Eulexit dhe do të donte që edhe liderve e deputetëve tjerë t’u bëhej vetingu.

Durim Limaj sot ka postuar për rastin e Fatmir Limajt në Hagë dhe ka paralajmëruar qe do të publikoj të gjithe emrat e gjyqtarëve që kanë lëshuar vendime ne të gjitha rastet që është akuzuar Fatmir Limaj.

Më poshtë rasti në Hagë:

Arrestimi me 18 shkurt 2003. Lirimi me 30 nentor 2005. Kohezgjatja ne burg: 33 muaj Gjykatesit: Kevin Parker, Krister Thelin, Christine Van Den Wygnaert. Prokuroret: Alex Whiting, Julian Nicholls, Colin Black, Milbert Shin. Rezultati: I PAFAJSHEM ne te gjitha pikat e akuzes me vendim unanim te Trupit Gjykues.

Burimi i informacionit: icty.org #veting