Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Takimi është thirrur të mbahet në orën 10:30, raporton lajmi.net
Derisa LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen, edhe NISMA ka njoftuar për lajmi.net se do të marrë pjesë në konsultimet e Presidentes.
“Kemi marre ftese dhe do te jemi prezent”, tha Izamku për lajmi.net
Pritet që pas këtij takimi të përcaktohet data zyrtare e zgjedhjeve, pas dështimit të formimit të qeverisë në dy tentativa radhazi./Lajmi.net/











