Nisma e Fatmir Limajt nesër mban Kuvendin Zgjedhor

NISMA Socialdemokrate nesër pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor.

Në një njoftim nga kjo parti, është bërë me dije se në kuvend do të zgjidhet kryetari i partisë, këshilli kombëtar si dhe kryesia.

Kuvendi Zgjedhor do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e ‘’Hotel Emerald’’.