Nisma Socialdemokrate është partia e parë e cila do ta dorëzojë koalicionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Indeksonline nga burimet mëson se Nisma nuk do të bëjë asnjë koalicion tjetër, pos atë që aktualisht ka me AKR-në.
Ky koalicion do të dorëzohet në ora 20:00 në KQZ.
Ndërsa, LDK dhe VV ende nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja partitë.
Posti i kryeministrit ka lënë pezull mundësinë e një koalicionit mes këtyre dy partive