Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore.
Izraeli nuk ka nisur një ofensivë tokësore atje gjatë luftës së tij 21-mujore kundër Hamasit.
Zona është e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Rafah dhe Khan Younis, në Gazën jugore, shkruan BBC, transmeton Kosovapost.net
Gjithashtu supozohet se pengje izraelite po mbahen në zonë.
Operacioni izraelit filloi herët të hënën – gazetarët vendas i thanë BBC-së se tanket dhe automjetet ushtarake hynë në qytet nën artileri të rëndë dhe mbulim ajror.
The post Nisin sulmet tokësore e ajrore izraelite në Gazën qendrore appeared first on Kosovapost.net.