Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.

Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.

Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.

The post Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe appeared first on Telesport.