Nis takimi i madh: Trump dhe Putin përballë me “skuadrat” e tyre

Takimi mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, tashmë ka filluar.

Ndërkohë që ishte parashikuar një takim kokë më kokë, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se secila palë do të përfaqësohet nga tre anëtarë në bisedime.

Të dy udhëheqësit janë ulur në tavolinën e diskutimeve së bashku me ekipet e tyre.

Në anën amerikane të tryezës, Trumpin e shoqërojnë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari special, Steve Witkoff. Ndërsa nga pala ruse, Putinin e shoqërojnë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov.

The post Nis takimi i madh: Trump dhe Putin përballë me “skuadrat” e tyre appeared first on Kosovapost.net.