Nis seanca e Kuvendit për formimin e qeverisë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e qeverisë së Kosovës ka nisur me 15 minuta vonesë.

Të pranishëm në këtë seancë janë 116 deputetë.

Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër është duke mbajtur ekspozenë e tij për qeverinë.

Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se, në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i VV-së do të prezantojë kabinetin qeveritar, i cili duhet t’i sigurojë 61 vota për t’u miratuar.