Nis seanca, amandamentet për Presidentin mbledhin deputetët

Tashmë ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës. Deputetët janë mbledhur për të votuar amandamentet e propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Këto amendamente kaluan pak orë në parë në Komisionin për Legjislacion.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar sonte në seancë lidhur me amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit.

Kjo s’po i duket në rregull kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, sidomos sepse për disa orë i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani, dhe se po flitet për një temë kaq të rëndësishme siç janë ndryshimet kushtetuese.

“Para 15 minutash e ftuan seancën. Kjo i bie që për tema kaq të rëndësishme, për ndryshime kushtetuese, edhe pse PDK vazhdimisht ka qenë e hapur që presidenti ka mundësi të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Jo në 2–3 orët e fundit, jo për një temë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar Hamza.