Nis pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës mbi Ibër

Ka nisur pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës së re, ku është punuar dje e sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, i cili tha se pastrimin e kanë bërë punëtorët e kësaj kompanie.

“Të lumtur që si NPH “Ibër-Lepenc” po mundemi të kontribuojmë edhe jashtë zonës sonë së përgjegjësisë, dje dhe sot zbarkuam te 3 rrokaqiejt, në bregun verior të lumit Ibër dhe pastruam terrenin për ta përgatitur atë për ndërtimin e urës së re sipas vendimit të Qeverisë”, shkroi Mujka, transmeton KosovaPost.

Më 1 korrik ishte vënë gurëthemeli për ndërtimin e dy urave mbi Lumin Ibër, ku njëra do të jetë për këmbësorë e tjetra për vetura.

The post Nis pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës mbi Ibër appeared first on Kosovapost.net.