Nis ndërtimi i rrugës që lidh fshatrat e Mitrovicës, Arian Tahiri: Do të rikthehet gjallëria në Kollovërt

Kollovërt, një nga fshatrat me potencial turistik të komunës së Mitrovicës, po bëhet gati të mirëpresë qytetarët që planifikojnë të kthehen për të jetuar aty.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar banorët e asaj ane.

Gjatë një bashkëbisedimi të sinqertë me banorët, Tahiri theksoi se projekti i rrugës së premtuar – që do të lidhë fshatrat e kësaj ane – është duke u bërë realitet.

“Një bashkëbisedë e sinqertë në Kollovërt, me qytetarë që planifikojnë të kthehen për të jetuar në këtë fshat turistik të komunës sonë. Toka dhe kujtimet janë aty. Tash edhe infrastruktura po bëhet gati”, ka shtuar Tahiri.

Në profilin e tij në Facebook, Arian Tahiri ka shkruar se në Kollovërt do të rikthehet gjallëria dhe do të hapen mundësi të reja për bujqësi, turizëm dhe jetë të qëndrueshme.

Ky është postimi i plotë i kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri:

Një bashkëbisedë e sinqertë në Kollovërt, me qytetarë që planifikojnë të kthehen për të jetuar në këtë fshat turistik të komunës sonë.

Toka dhe kujtimet janë aty. Tash edhe infrastruktura po bëhet gati.

Rruga që e premtuam për t’i lidhur fshatrat e kësaj ane të Mitrovicës po bëhet realitet.

Në Kollovërt do të rikthehet gjallëria dhe do të hapen mundësi të reja për bujqësi, turizëm dhe jetë të qëndrueshme.