Nis mbledhja e ZRRE-së ku pritet të merret vendimi për rritje të çmimit të rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka nisur mbledhjen ku pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.

Mbledhja ishte planifikuar të niste nga ora 10:00, raporton Gazeta Express.

 

Arsyet që ZRRE radhiti për propozimin për shtrenjtimin e çmimit të rrymës muajin e kaluar ishin ulja e prodhimit të energjisë, rritja e konsumit dhe varësia e madhe nga importet me çmime të larta.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Ndërkaq, sot iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë nga ora 12:00 për të kundërshtuar këtë vendim.

RENDI I DITËS
Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së
për vitin 2025

  1. Miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
  3. Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT;
  4. Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH;
  5. Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
  6. Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;
  7. Të tjera.