Mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës, e paralajmëruar sot edhe nga kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka nisur tashmë, shkruan Gazeta Express.
Në këtë mbledhje, siç ka deklaruar vetë Krasniqi sot pas dështimit të 12 të seancës konstituive të Kuvendit, do të diskutohet edhe propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie nacionale tranzitore.
“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit. /GazetaExpress