Një gurthyes është vënë nën hetime për shkak të degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit nga Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore.
Sikurse njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të Suharekës. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy detonatorë elektrikë, që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme.
“Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale, së bashku me njësitë relevante policore, kanë kryer kontroll në një gurëthyes, pronë e të dyshuarit, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në gurëthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë, që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se, në konsultim me prokurorin, detonatorët janë sekuestruar. Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetim
The post Nis hetimi për një gurthyes për degradim e shkatërrim të mjedisit appeared first on Kosovapost.net.