Llogaria për darkat e dërguara në shtëpi mund t’i kushtojë shtrenjtë Samir Nasri. Sipas hetimit të “Les Échos”, ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester City, zyrtarisht rezident fiskal në Dubai, është nën hetim nga autoritetet tatimore franceze, me dyshimin se në fakt jeton në Paris.
Duke analizuar stilin e tij të jetesës dhe regjistrat e fluturimeve, autoritetet kanë konstatuar se komentatori i “Canal+” ka kaluar shumicën e kohës në kryeqytetin francez, jo në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është zbuluar edhe një detaj tjetër; 212 porosi vaktesh më 2022 në aplikacionin “Deliveroo” për një adresë në Paris.
Si rezident në Francë dhe jo emigrant, Nasri përballet me një rishikim tatimor prej 5.51 milionë eurosh: 5.25 milionë për tatimin mbi të ardhurat për periudhën 2020-2022 dhe 82.000 euro për tatimet mbi pasuritë për vitet 2019-2025, sipas “Les Échos”. Hetimi tregon se përdorimi i shpeshtë i shërbimeve të dërgimit dhe qëndrimi i tij real në Paris mund ta çojnë ish-yllin e futbollit në një gjobë të rëndë fiskale.
The post Nis hetimi ndaj Nasri në Francë, rrezikon 6 milionë euro gjobë për porositë në “Deliveroo” appeared first on Telesport.









