Nis hedhja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po bën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur./Periskopi/