Nis auditimi ndaj MSH-së dhe disa komunave për furnizim me barna

Zyra Kombëtare e Auditimit ka njoftuar për nisjen e auditimit ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, dhe komunat e Lipjanit, Gjilanit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut dhe Ferizajt në lidhje me furnizimin me barna për kujdesin shëndetësor parësor dhe për sëmundjet e rralla gjatë periudhës 2022-2024.

Në njoftimin e Zyrës së Auditimit thuhet po ashtu se duke u bazuar në raportimet e mediave, ndonëse Qeveria ka ndarë buxhet të konsiderueshëm për këto barna, në praktikë vazhdon të ketë mungesa.

“Subjekt i këtij auditimi janë Ministria e Shëndetësisë, si dhe komunat e Lipjanit, Gjilanit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut si dhe komuna e Ferizajt. Në fokus të auditimit do të jenë planifikimi, kontraktimi, shpërndarja dhe menaxhimi i barnave, me synim rritjen e efikasitetit në sektorin shëndetësor. Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Shëndetësisë ka vepruar në mënyrë ekonomike dhe efikase në procesin e furnizimit dhe shpërndarjes së barnave për kujdesin shëndetësor parësor dhe për sëmundjet e rralla”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

ZKA-ja thekson se “aktualisht MSh-ja përmbush vetëm 35–40% të nevojave reale për disa barna, duke detyruar komunat dhe qytetarët që t’i sigurojnë ato vetë”.