Nimani: Nuk kemi interes që të jemi pjesë e Qeverisë Kurti 3

Artan Nimani, anëtar i Nismës Socialdemokrate ka deklaruar se nuk sheh lëvizje të Kurtit për të formuar qeverinë e re.

Nimani thotë se deri më tani Nisma nuk ka pas kontakt me LVV dhe nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kurti për marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

“Nuk shoh që ka ndonjë lëvizje të Kurtit drejt themelimit të institucioneve të paktën nuk kom pa publikisht që ka një ftesë prej ndonjë prej partive politike ose deputetëve individual për të siguruar shumicën, me siguri nëse diçka e tillë lejohet nga Gjykata Kushtetuese që të vazhdohet tutje atëherë Kurti e ka të drejtën që të ofrojë me datën 26 para Kuvendit që ne si parti nuk i kemi numrat e nevojshëm dhe ta kthejë mandatin te presidentja, ka dy mundësi ose të ketë një marrëveshje sepse në qeverinë e re duhet të jenë edhe të përfaqësuara komuniteti serb, pra duhet të jenë përfaqësues edhe nga Lista Serbe ose do të ketë një marrëveshje me Listën Serbe për një qeveri të re, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim kemi edhe një kohë përpara që të arrihet një marrëveshje politike prej njërën prej forcave më të mëdha politike”, ka deklaruar Nimani.

Tutje, ai ka shpreh gatishmëri për bashkëpunim me secilen parti, mirëpo siç tha ai partia e tij nuk është e interesuar që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 3.

“Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të diskutojmë me secilin prej forcave politike në Kosovë, pastaj çka do të prodhon diskutimi marrëveshjes së bashkëpunimit është diçka tjetër, por në marrëveshjen e krijimit të institucioneve të Kosovës, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin, ne nuk jemi shprehur dhe nuk kemi interes që të jemi pjesë e Qeverisë Kurti3”, tha ai ndër të tjera në emisionin Tëvë1.