Nikaj: Kemi një kryeministër i cili menaxhoi shtetin përmes konfliktit

Bernard Nikaj, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për tentativën e nxitjes së një konflikti gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që të fshehë dështimin e ofertës politike për qytetarët.

Nikaj, kandidat për deputet nga PDK, ka theksuar se fushata e partisë së tij është e orientuar kryesisht nga nevojat e qytetarëve.

Ai ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, për gjuhën polarizuese dhe ka shprehur shqetësim se po tenton të përçajë shoqërinë përmes fushatës zgjedhore.

“Përpjekjet për ta paraqitur të tillë, janë vetëm përpjekje për të nxitur konflikt, dhe polarizim, sepse ajo që po shihet është ese partia në pushtet nuk po mundet ta gjej rrugën te qytetari me ofertë po kërkon ta gjej rrugën me konflikt. Ne kemi një kryeministër i cili ka menaxhua shtetin përmes konfliktit në këto vite. Ka provuar gjithmonë që të ketë një fushatë që ka nxitur polarizim në njerëz që ndahen në ata dhe ne”, ka deklaruar Nikaj në Debat Plus.