Nikaj: Draftin e Asociacionit në formën që është, PDK-ja s’e çon në Kushtetuese

Sekretari për marrëdhënie me jashtë në Partinë Demokratike të Kosovës, Bernardin Nikaj, ka thënë se draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në formën që është, PDK-ja nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese.

Por, ai ka shtuar se Qeveria do të duhej ta adresojë çështjen e draftstatutit të Bashkimit Evropian në Kushtetuese.

“Draftin në këtë formë ne nuk e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese assesi, por ka mënyra që drafti të kthehet në një draft që në bindjen tonë nuk e shkel kushtetutshmërinë”, ka thënë ai në “Konfront”.