Nigeria fiton “finalen e vogël” ndaj Egjiptit. Salah totalisht në hije

Nigeria mposht Egjiptin në “finalen e vogël” të Kupës së Kombeve të Afrikës, të luajtur në Casablanca. Egjipti u eliminua në gjysmëfinale nga Senegali, Nigeria u eliminua nga Maroku.

Përsa i përket “finales së vogël”, pra për vendin e tretë, koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola dhe të dy ekipet iu drejtuan direkt “ruletës ruse”, aty ku nigerianët u treguan më të saktë, duke fituar me shifrat 4-2.

Për Egjipitin gabuan dy yjet kryesor të ekipit, Mohamed Salah dhe Omar Marmoush, goditjet e të cilëve u nalën nga portieri nigerian Nwabali. Shënuan Rami Rabia dhe Mahmoud Saber. Për Nigerinë gaboi vetëm i pari Dele Bashiru, ndërsa Akor Adams, Moses Simon, Alex Iwobi dhe Ademola Lookman, u treguan të saktë.

Nigeria e mbyll këtë kompeticion në vendin e tretë, ndërsa nesër luhet finalja e madhe Senegal-Marok.

The post Nigeria fiton “finalen e vogël” ndaj Egjiptit. Salah totalisht në hije appeared first on Telesport.