Nico Williams nuk erdhi, Laporta kërkon të sjellë te Barcelona lojtarin e tij të preferuar

Pasi dështoi për të dytin vit rresht transferimi i Nico Williams te Barcelona, drejtuesit katalanas vazhdojnë punën për të sjellë një sulmues të majtë. Dy emrat më të përfolur të momentit janë Marcsu Rashford, për të cilin Manchester United kërkon 45 milionë euro dhe Luis Diaz, për të cilin Liverpool kërkon 80 milionë euro. Sigurisht që nga këta dy emra, më shumë shanse për t’u transferuar te Barcelona ka Marcus Rashford.

Megjithatë, mediat spanjolle zbulojnë një prapaskenë të veçantë. I preferuari i Joan Laporta-s për anën e majtë të sulmit është Rafael Leao, i cili mes emrave të përmendur i afrohet shumë stilit të Nico Williams, madje pse jo mund të konsiderohet më i mirë se anësori spanjoll.

Problemi kryesor në këtë rast për Barcelonën është shifra 70 milionë euro që kërkon Milan për të lënë të lirë yllin portugez, një shifër e vështirë për situatën financiare të Barcelonës. Për Leao-n, interesohen edhe Bayern me Chelsea-n, por futja e Barcelonës në garë mund të ndryshojë komplet situatën.

Laporta ka treguar edhe herë të tjerë që kur ka “fiksim” një lojtar, në fund ia del ta sjellë te Barcelona, edhe pse mund t’i kushtojë shumë…

The post Nico Williams nuk erdhi, Laporta kërkon të sjellë te Barcelona lojtarin e tij të preferuar appeared first on Telesport.