Për të dytën verë rresht, Nico Williams “gënjen” Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e anësorit spanjoll te Barcelona, ai rinovojë deri në vitin 2035 me klubin bask.
Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës duke mos pasur më kohë për të humbur, i janë rikthyer pistës së vjetër që mban emrin e Marcus Rashford. Anglezi është jashtë planeve të Ruben Amorim pas përfundimit të huazimit tek Aston Villa dhe rikthimit te Man. United. Raportime të ndryshme thonë që Rashford pranon dhe një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht tek United, vetëm e vetëm të transferohet te katalanasit.
Pavarësisht dëshirës së sulmuesit për t’u transferuar te Barcelona, problemi i vërtetë për katalanasit është gjetja e gjuhës së përbashkët me Man. United. “Djajtë” janë të gatshëm të lejojnë largimin e Rashford, nëse paguhet klauzola e tij rreth 45 milionë euro, shifër e vështirë për financat aktuale të Barcelonës. Gjithesi nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për një huazim me të drejtë blerjeje.
The post Nico Williams nuk erdhi, Barcelona hedh sytë nga objektivi i vjetër appeared first on Telesport.