Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e parë në Serie A. Como ka fituar 2-0 ndaj Lazio-s, duke treguar që këtë sezon nuk do luajë thjesht për qëndrimin në elitë, por synon kualifikimin për herë të parë në Kupat e Europës.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Anastasios Douvikas shënoi për vendasit në fillim të pjesës së dytë, pas asistit të Nico Paz. Ylli argjentinas, lojtari më i mirë i ndeshjes, dyfishon shifrat në minutën e 73-të, duke ekzektuar në mënyrë përfekte goditjen e dënimit. SHIKOSUPERGOLINEPAZ
Duhet përmendur që në minutën e 63-të, kur rezultati ishte ende 1-0, Lazio barazoi shifrat me Taty Castellanos, por goli u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Përsa i përket mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj, shkodrani nuk luajti asnjë minutë në këtë takim. Como fiton 2-0 dhe e nis me këmbë të mbarë. SHIKOGOLINEANULLUARTECASTELLANOS
Në ndeshjen tjetër, Fiorentina barazoi 1-1 në transfertë ndaj Cagliari-t. Golin për klubin vjollcë e shënoi Mandragora në minutën e 68-të, mesfushori shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Gudmundsson. Vendasit barazuan shifrat në fund në minutën e 94-të me golin e Luperto. Stefano Pioli e nis aventurën te Fiorentina me barazim. SHIKOGOLINEMANDRAGORA
The post Nico Paz i jashtëzakonshëm, Como e nis me këmbë të mbarë. Pioli e nis me barazim te Fiorentina (video) appeared first on Telesport.