Nico Paz drejt rikthimit te Real Madrid, 45 milionshi bën valixhet gati

Tashmë mund të quhet e kryer dhe e konfirmuar fakti që Nico Paz në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Real Madrid. Argjentinasi po shkëlqen prej dy sezonesh te Como në Serie A, ku këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asiste deri tani, si dhe mbi të gjitha ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm në fushë.

Në këtë situatë, “AS” raporton se Real Madrid do të ushtrojë të drejtën e blerjes së tij për 8 milionë euro në fund të këtij sezoni. Ardhja në Madrid e Nico Paz do të ketë edhe pasoja, “viktima” e parë do të jetë pikërisht shoku i tij i kombëtares, Franco Mastantuno, për të cilin klubi madrilen pagoi 45 milionë euro te River Plate gjatë verës së kaluar.

Duke qenë se mbulojnë thuajse të njëjtin rol në fushë, duket shumë e vështirë që të ketë vend për të dy në ekipin e parë të Real Madrid, ndaj Mastantuono është i detyruar të largohet diku tjetër, qoftë edhe në huazm, nëse nuk dëshiron që të jetë zgjedhje e dytë pas Nico Paz.

The post Nico Paz drejt rikthimit te Real Madrid, 45 milionshi bën valixhet gati appeared first on Telesport.