Përmbledhtazi: ngutuni 64.55 €/MWh KEK-u si furnizues fundor për dy muaj.
Kështu Artane Rivanolli e përktheu gjendjen në ditën kur ka nisur zbatimi i daljes në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 ndërmarrje prodhuese: të cilët kanë marrë vetëm një ofertë nga KESCO, në çmime deri në trefish ë të larta se ç’e kanë pasur në tregun e rregulluar.
KEK-un si furnizues fundor – vetëm dy muaj – Artane Rizvanolli e përktheu në nëntekst sikur ‘qe sa lirë’: “sot, 1 qershor 64.55 €/MWh” çmimi në burs dhe se ndërmarrjet të nxitojnë “në afat sa më të shkurtër” të furnizohen me energji elektrike. Kjo, tha ajo, është “informimi i saktë”.
Por, jetëgjatësia e këtyre pretendimeve ishte veç disa dhjetëra minutëshe.
Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor si dhe një nga proponentët e protestës së bizneseve kundër zbatimit të menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së, reagoi duke e dhënë të vërtetën më të plotë: se çmimi në burs “është vetëm një kompontentë”.
“Tregoni të vërtetën për çmimin real të energjisë!”, shroi ai.
Çmimi i energjisë në ALPEX është vetëm një komponent. Në faturën përfundimtare të konsumatorit shtohen:
✅ Kostoja e transportit ndërkufitar
✅ Kostoja e disbalancave
✅ Kostoja për energjinë e ripërtëritshme (BRE)
✅ Tarifat për KOSTT dhe KEDS
✅ Marzha e fitimit e furnizuesit (minimum 10%)
✅ TVSH 8%
“Çmimet në tregun e lirë janë fluktuive. Vetëm për informatën tuaj çmimi i sotëm në ora 21 në ALPEX arrin deri në 280€ megavati. Grafiku në vijim e tregon më së miri lëvizjen e çmimeve të sotme në ALPEX”, tha ai.
Shenoll Muharremi një nga punditët më të mëdhenj të politikave energjetike e quajti “manipulim klasik me të dhëna” dhe “dezorientm të bizneseve”.
“Kur po na rritin çmimin e rrymës po na thonë ‘Shtrenjtë është shumëëëëë rryma, nuk ka ku shkon më keq!’ Kur ju paska dashtë sot me mbrojtë vetën, paskan zgjedh një nga ditët me kërkesën më të ulët në vit dhe thonë: ‘Qyyyy sa lirë është rryma!’”, shkroi ai.
“Pash zotin koncentronu pak. Qe grafikoni cka na keni thanë, për energji. Qito keni thenë janë cmimet që blejna. A janë qito kaq sa po thuhet sot? Po pse bre nuk e blejshit kaq lirë rrymëb edhe atëherë kur na e rritët faturën? Apo nuk i konvenon narrativi? Manipulim klasik me të dhëna, varësisht prej nevojës. Kështu nuk ndërtohet besim, kështu dezorientohen bizneset dhe shkaktohet inflacion. Këto nuk janë informat për të huajt, po për qytetarët dhe ekonominë që ju ushqen”, shtoi Muharremi.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i reagoi deputetes së Vetëvendosjes që ushtron edhe – antikushtetueshëm – postin e ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e quajtur “të trajnuar për katër vjet për të manipuluar”.
“Çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro. Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh”, shkroi Bajrami.
“Sa do të jetë pasnesër? Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditëve, mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh. Hetim!”, tha ajo.