Ngushëllimet te Thaçi: Skenderaj pret figura publike e qytetarë (VIDEO)

Sot është dita e dytë e pamjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Edhe gjatë kësaj ditë janë parë numër i madh i qytetarëve, sidomos në orët e para kur janë hapur dyert e sallës “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Të pranishëm ishin edhe personalitete të ndryshme e përfaqësues politik, njofton Klankosova.tv.

Nasmi Haradinaj ishte së bashku me AAK-në, Ukë Rugova, Isa Mustafa, Lufti Haziri,  e Vlora Dumoshi.

Prezent për ngushëllime ishte edhe akademiku Rexhep Qosja.