Para vitit 2025, pak kush mund të kishte dëgjuar emrin e Arian Tahirit. Si u shndërrua ky politikan i ri, furishëm në një nga figurat politike më të reja, më interesante në vendin tonë?
I konsideruar si ‘ylli i fushatës’ në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, Arian Tahiri nuk ia doli ta fitonte garën për kryetar të Mitrovicës përballë Faton Pecit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Teksa opinioni publik po e cilësonte si ‘yll’, për Albin Kurtin i cili kishte zbarkuar në Mitrovicën e Jugut me krejt ‘artilerinë shtetërore’ në përkrahje të Faton Pecit, z.Arian Tahiri ishte veç ‘gomë rezervë’ e Bedri Hamzës.
Ky fjalor i Kurtit, u materializua në festën e fitores së Vetëvendosjes në Mitrovicë, me pamje të vlerësuara si shëmtuese, ku simpatizantë të kësaj partie çonin lart goma rezervë veturash.
Por ‘goma rezervë’ – i renditur numër 30-të në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, rikthehet si befasia e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, ku nga numërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, del të jetë më i votuar nga 30-tëshat tjerë të partive politike, me mbi 60 mijë vota.
30-tëshat e partive politike
Arian Tahiri si 30-tësh i PDK-së, në fakt nga numërimi i gati mbi 90% të të gjitha votive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani ka gjithsej 62,775 Vota.
Taulant Kelmendi, si 30-sh i partisë Vetëvendosje, deri tani ka arritur një numër votash prej 20,174.
Ja renditja e 30-shave në të gjitha partitë politike dhe numri i votave deri tani:
[30] ARIAN TAHIRI – PDK
62,775 Vota
[30] TAULANT KELMENDI –VV
20,174 Vota
[30] VLORA DUMOSHI – LDK
7,268 Vota
[30] AGRON BACAJ – AAK
3,026 Vota










