,

Ngritja e pagave në sektorin publik, reagon Daut Haradinaj: Koeficienti prej 110 euro nuk e ndal trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi!

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë një analizë të thjeshtë lidhur me pagat në sektorin publik.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo ngritje nuk e zbutë aspak krizën ekonomike të familjeve.

“Me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash, nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona dhe kësisoj nuk do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi”, ka thënë Daut Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Dje u ekzekutuan pagat në sektorin publik. Mjafton të bëhet një analizë e thjeshtë që të evidentohet impakti minimal që ka pasur ngritja e koeficientit nga 105 në 110 euro.

-Një rreshteri të Policisë së Kosovës, i është rritur paga për 32 euro;

-Policit të thjeshtë 25 euro;

-Mësimdhënësit 29 euro;

Në administratë:

-Drejtorit të Departamentit 41 euro;

-Udhëheqësit të divizionit 31 euro;

Ndërsa zyrtarëve që në numër janë shumë, dmth 80% e administratës, rreth 20 euro, ushtarit 28 euro.

Ngritjen më të lartë e kanë pozitat e larta politike duke filluar nga presidentja e vendit, kryetari i Kuvendit, kryeministri etj.

Po ashtu, ngritje të lartë kanë edhe këshilltarët politikë.

Pra, me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash, nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona dhe kësisoj nuk do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi!

Related Posts