Nëse mendoni se ngjyra rozë është e përshtatshme vetëm për fëmijët, do të bënit mirë që të ndryshonit mendim.
Nuancat e ngjyrës rozë do të vazhdojnë të na shoqërojnë për muaj me radhë, si përgjatë pranverës ashtu edhe verës duke qenë se ajo mbizotëron në koleksionet e veshjeve të shumë stilistëve të njohur.
Por jo vetëm kaq, kjo ngjyrë është shfaqur jo vetëm në pasarela, por edhe në veshjet e jetës së përditshme.
Por jo të gjitha ngjyrat rozë janë të ngjashme, por ato ndërthuren me ngjyrën portokalli të lehtë, rozë e ëmbël si dhe të tjera kombinime, të cilat secili mund ti zgjedhë në bazë të asaj që i shkon më shumë.
Roza e veshur vetëm, shfaq një pamje femërore dhe të rafinuar, ose në kombinim me ngjyra të tjera, ndër të cilat përzierja me të kuqe është veçanërisht e modës, por edhe mbivendosja me nuancat e tjera të saj.
Giorgio Armani e kombinon atë me të zezë, ose me të bardhë, për një pamje të freskët dhe të ëmbël. Ata që e duan nuancat e buta mund të frymëzohen nga tonet e pluhurit, të propozuara për shembull nga Fendi, ose rozë karamele të catëalk nga Luisa Beccaria. Ata që e duan nuancat e veçanta, mund veshjet e propozuara nga Gucci.
Shpesh në të njëjtën koleksion, dizajnerët kanë propozuar kombinime të ndryshme të kësaj ngjyre, si në një version të butë dhe të sofistikuar, ashtu edhe në tone më intensive dhe më të gjalla.
Por në qoftë se ngjyra nuk na bind, ne mund ta vëmë atë në një aksesor, si një kuletë, një shall ose një rrip.