Avokati dhe analisti Spartak Ngjela ka komentuar ashpër qëndrimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar atë si një pushtues të dështuar që përpiqet të falsifikojë historinë dhe të kërcënojë me retorikë boshe.
Sipas Ngjelës, Serbia është në krizë të thellë përballë ekzistencës së dy shteteve shqiptare të pavarura – Shqipërisë dhe Kosovës – dhe çështja shqiptare po e shtyn Vuçiçin drejt “të folurit përçart”.
Ai thekson se shqiptarët janë popull autokton në Gadishullin Ilirik, ndërsa Serbia, sipas tij, do të kthehet “andaj nga ka ardhur”. Ngjela paralajmëron një bashkim shqiptar në formën e një federate me katër shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Çamëri, duke e konsideruar këtë si një zhvillim të pashmangshëm, i mbështetur edhe nga interesat strategjike të SHBA-së në Ballkan.
Postimi i plotë:
Kur pushtuesi i një shteti apo i një territori futet në krizë si pushtues; ai nuk di se çfarë flet. Gënjen për historinë; kërcënon shtetin apo popullin që mendon se mund ta pushtojë; falsifikon historinë; por asgjë nuk arrin dot, sepse historia është histori.
Një i tillë është sot edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ai është në një gjendje shqetësimi që po e fundos për ditë e më shumë çështja shqiptare, sot me dy shtete shqiptare të pavarur: Kosovën dhe Shqipërinë.
Kurse Vuçiç po na thotë se Kosova është territor i Serbisë. Po Dardania e kujt ka qenë?
Një komedi e madhe kjo e Serbusë sot, sepse pushtuesin e mundur në luftë gjithmonë e ka karakterizuar çmenduria dhe të folurit përçart.
Ja kjo është arsyeja që Vuçiç del përditë dhe flet kundër Kosovës, sikur ai vetë të jetë një perandor i i forcës së një perandorie. Në një kohë që s’është askush.
Kurse shqiptarët e Kosovës tallen; ndërsa sot fytyra e Aleksandrit të jep përshtypjen sikur ai qan përditë për humbjen.
Por duhet ta kuptojë se Serbia dhe ai vetë do të shkojnë andej nga kanë ardhur: nga stepat e Azisë
Sepse na duhet ta theksojmë hapur që ka një rrjedhë historike e cila i ka shqetësuar deri në çmenduri drejtuesit e Serbisë, sipas kësaj pyetjeje: Ku keni qenë dhe nga keni ardhur ju serbët në Gadishullin Ilirik?
Ja, kjo është pyetja që e torturon pushtuesin serb në dy shekuj rresht. Por sot Serbia duhet ta kuptojë që historia ëshrë histori dhe Iliria, e Arbëria pas saj, kanë qenë superfuqi në Gadishullin Ilirik. Dhe kështu do të bëhen sërish.
Se e gjithë bota shqiptare në Gadishullin Ilirik do të bashkohet në tre shtete shqiptare, si fedatatë.
Dhe cilët janë këta shtete?
Shtetet janë: Shqipëria; Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut. Ja kjo do të jetë Shqipëria etnike federative ne katër shtete shqiptare, sepse ky shtet që në historinë tonë të lashtë quhet Arbëria, shpejt do të dalë në histori; ngaqë Arbëria klasike nuk është nevojë vetëm e shqiptarisë, por sot ajo është edhe brenda interesit të madh të politikës amerikane, në lidhje me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
The post Ngjela: Vuçiq në panik për çështjen shqiptare, historia do ta mundë Serbinë appeared first on Kosovapost.net.