Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Fillon kampionati ekipor në pingpong për juniorë. (Shkolla “Tefik Qanga”, Ferizaj)

Federata e Taekwondos e Kosovës organizon “Kampionatin e Kosovës në Taekwondo 2019”, disiplina e garimit Kyorugi. (Palestra e Sporteve “13 Qershori”, Suharekë)

Anëtarët e Kryesisë së Alternativës, Hasan Preteni dhe Alfred Halili, mbajnë konferencë shtypi me temën “Sistemi i drejtësisë, defektet dhe ndryshimet që duhen bërë”. (Zyrat e Alternativës, Kompleksi Qafa)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojnë panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 1990-të. (Galeria e Arteve të Kosovës)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Shënohet 20-vjetori i rënies së dëshmorit Rifat Dina dhe 5-vjetori i vdekjes së veprimtarit Muharrem Dina. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)

Shfaqet premiera e dokumentarit “Rrëfime për Kosovën” nga regjisori Fatmir Lama. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizon seminar të edukimit special. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Fondacioni “Lumbardhi” dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjëratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” me arkitekten Aslıhan Demirtaş. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

Qendra “BogdaniPolis” jep shfaqjen “Karnavale n’Prishtinë”. (Katedralja “Nënë Tereza”, Prishtinë)