Sot është e merkure, 17 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:
Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Avokat i Popullit, Hilmi Jashari, përfaqësuesit e KEDS-it dhe përfaqësuesit e FSPE-së raportojnë para Komisionin për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon aktivitetin “Dita e dyerve të hapura”. (Objekti i AAPK-se në lagjen Emshir, ora 11:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell do të marrin pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. (Doku Kino në Prizren, ora 11:00)
Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës, punëtorët e sigurimit dhe ata të QMF-së, protestojnë para Komunës së Prishtinës. (Ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes dhe inaugurimit të “Kllasterit të Përpunuesve të Drurit të Kosovës”. (Zyrat e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, ora 11:00)
Promovohet romani “Zonja misterioze” i autores Lola Shehi – Çela. (Bibliotekën Kombëtare, ora 12:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së Poklekut. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)Në Kodrën e Çabratit në Gjakovë bëhet rivarrimi i pesë trupave të identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. (Ora 13:30)
Nisin punimet për rregullimin e Parkut të madh të qytetit të Gjakovës. (Afërs Stacionit të Autobusëve, ora 14:00) Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë. (Holli i ish-ndërtesës së Rilindjes, ora 14:45)
100 të rinj nga Gjilani nënshkruajnë praktikën me kompanitë vendore, duke iu ofruar atyre perspektivë të punësimit përmes mbështetjes së BE-së. (Shkolla e Lartë e Agrobiznesit, Rruga “Zabeli i Sahit Agës”, Gjilan, ora 15:00)
Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon ceremoninë e përfundimit të programit përgatitor për 104 punëkërkuesit kosovarë. (Objekti i AAPK-se në lagjen Emshir, ora 18:00)
Hapet ekspozita e autorit Sherif Beqa. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 18:00)