Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme
-
Punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë mbajnë protestë njëorëshe me kërkesë rritjen e koeficientit të pagave. (Dubravë, Istog).
-
Grupi i Parlamentar i LDK-së mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301).
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me ngjarjet e fundit të dhunimit të nxënëses nga Drenasi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).
-
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mban tryezë të rrumbullakët për Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë) .
-
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mban konferencë për medie me rastin e pranimit në Konventën e Gjyqtarëve. (Selia e FFK-së).
-
Në organizim të shoqërisë civile në Ferizaj mbahet marsh protestues për rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas. (Nisja nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykata Themelore në Ferizaj).
-
Nën patronazhin e presidentit të Kosovës mbahet akademi për 100-vjetorin e organizatës politike “Xhemijet”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë).
-
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban takim me laborantët e FSHMN-së – Departamenti i Kimisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).
-
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë shpërndahen materiale edukative-shëndetësore lidhur me sëmundjen e epilepsisë. (Pranë monumentit “Newborn”, Prishtinë).
-
Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në kompaninë e prodhimeve nga druri “Gacaferi” në Pejë. (Kompania “Gacaferi”, Pejë).
-
Kryeministri Ramush Haradinaj takon familjet e dëshmorëve të komunës së Deçanit. (Restorant “Antika”, Lëbushë).