Sot është e martë, 5 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:
Mbahet seanca jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Ora 10:00)
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi do të bëjë prezantimin e publikimit “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare“. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, e cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Ora 11:00)
Ministria e Punëve të Jashtme mban konferencë, me rastin e hapjes së Javës së Frakofonisë. (MPJ, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të Qendrës së Kujdesit Ditor për fëmijët e margjinalizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Ferizaj, rr. “Ramadan Rexhepi”, ora 11:00)
Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e kuzhinës për Down Syndrome Kosova ne Mitrovice. (Qendra e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë, përballë kampit të FSK-së, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, salla N 204, ora 13:00)
Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Financave Bedri Hamza, do ta vizitojnë kompaninë prodhuese të mobilieve “Palma” në Gjilan. (Ora 14:00)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)
Bëhet promovimi i librit të parë në gjuhën shqipe për Logopedinë nga autorët Dr. Sci Mulaim Kaqka dhe Dr.Sci Ana Poposka. (Kolegji Heimerer, ora 15:00)
Hapet ekspozita personale e artistes Majlinda Kelmendi, e titulluar “A është e shkuara ëndërr?”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)