Sot, më 14 shkurt janë paralajmëruar këto ngjarje.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti takon drejtorët e shkollave të Rahovecit. (Shkolla “Isa Boletini”, Rahovec, ora 09:00);
Ministria e Administratës Publike organizon takimin inaugurues të Grupit Drejtues për të Dhëna të Hapura. (MAP, ora 10:00);
Oda e Afarizmit të Kosovës do të takohet me kryetarin e Komunës së Hani Elezit, Rufki Suma dhe drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Sevime Laçi. (Komuna e Hani Elezit, ora 10:00);
Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Organizimi i Qendrave Kulturore në Diasporë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Protetstojnë punëtorët e KEK-ut. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)
Zhvillohet aktiviteti i përbashkët i Policisë dhe KFOR-it. (Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Mitrovicë, ora 11:00)
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Therandës. (DKA, Therandë, ora 11:00)
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lansojnë portalin për tregti “Udhëzuesi i tregtisë ndërkombëtare”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Gjakovës. (Biblioteka e Qytetit, ora 14:00)