Ngjarje tragjike në Ferizaj: Humb jetën një person – u godit nga lisi gjatë prerjes së drunjve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një burrë humbi jetën pasi mbi të ra një lis.

Policia njoftoi se viktima, një shtetas kosovar, ishte duke prerë drunj pranë oborrit të tij kur një lis u rrëzua mbi të.

Fillimisht ai u dërgua në qendrën emergjente për ndihmë mjekësore, e më pas në QKUK, por mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Manastirc, Ferizaj 13.09.2025-17:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore.”