Një konflikt familjar në Fushë Kosovë dje ka mundur të përfundojë në formën më të keqe.
Policia ka treguar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht vëllaun e tij.
Mirëpo këtu nuk përfundoi me kaq. I dyshuari me veturën e tij në lëvizje i kishte goditur tavolinën me karrige në të cilin kishte qenë ulur viktima me bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.